BSPK merr vendimin: Me 8 prill do të protestohet

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 14:26
BSPK merr vendimin: Me 8 prill do të protestohet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se nën kryesimin e kryetarit, Atdhe Hykolli kanë mbajtur takimin konsultativ të anëtare të saj, ku njëzeri janë pajtuar se me 8 prill do të mbahet protesta e Federatave dhe shoqatave sindikale.

"Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale njëzëri u pajtuan që më 8 prillit 2022 të mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.
Në Takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të Protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” ku para ndërtesës së Qeverisë, Partnerit Social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
1.​100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike - deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
2.​Përcaktimi i Pagës Minimale
3.​Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë
4.​Miratimi i Ligjit për Paga
5.​Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
6.​Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
7.​Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
8.​Hartimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse", theksohet mes tjerash në njoftimin e BSPK-së.

(Kosova Sot Online)