Pas 10 ditëve në koma, vdes i riu nga Suhareka

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 23:10
Pas 10 ditëve në koma, vdes i riu nga Suhareka

Një pacient 21 vjeçar ishte dërguar në QKMF në Duhel pa shenja jetë, ndërsa mrekullisht ishte shpëtuar nga ekipi i intervenimit, por i njëjti fatkeqësisht pas 10 ditësh në koma ka ndërruar jetë.

Pacienti 21 vjeçar pas arrestit kardiak, ishte kthyer në jetë pas intervenimit nga ekipi i urgjencës nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj në QMF Duhel.

Mirëpo i njëjti  nuk ka a rritur të zgjohet nga koma dhe ka ndërruar jetë.

I riu 21 vjeçar me inicialet A.M pas arrestit kardiak, dhe 10 dite ne koma nuk ka arritur të mbijetojë.

I ndjeri është nga fshati Sopi i Suharekes.

(Kosova Sot Online)