
Latifi: Duda Balje është analfabete

Profesori Blerim Latifi ka thënë se deputetja Duda Balje është “analfabete”. Për këto fjalë, avokatja Nora Huseinovic Veliu e ka ftuar deputeten që të vijë në zyrën e saj e të padisin Latifin.
“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.
Avokatja i ka ndërhyrë Latifit dhe e ka ftuar Baljen që të paditë atë.
“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)