
Një vjetori në Presidencë, të gjithë këta zyrtarë punojnë për shefen e shtetit

Vjosa Osmani mbushi një vit si presidente. Përveç saj, kjo u shënua edhe nga zyrtarët e tjerë në presidencë.
Ata kanë publikuar një fotografi në Facebook në shoqërinë e të pares së shtetit. Janë 14 zyrtarë nën urdhrat e Osmanit me në krye Blerim Velën, shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes.
“Një vit me Presidenten Vjosa Osmani, nder, krenari dhe përgjegjësi”, shkruhet në Facebook.
“Edhe katër + të tjera, njësoj!✌️”, vazhdon tutje postimi.
Ndërkohë po sot Osmani në një konferencë për media foli për punën e saj si presidente.
Ndër të tjera, ajo tha se “kam kryer me nder dhe dinjitet detyrat dhe funksionet kushtetuese”.

(Kosova Sot Online)