
Ja çfarë tha deputeti i VV-së për vizitën e Kurtit në SHBA

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur rreth raportit të kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për vizitën e shumëpërfolur në Amerikë të cilën Kurti e kishte përmendur qysh në nëntorin e vitit të kaluar, derisa herën e fundit kur ka folur për të, ka thënë se do të shkojë para muajit qershor të këtij viti.
Sipas Bashës çështja e vizitës së Kurtit në Amerikë është kauzë e opozitës dhe sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, një diskutim i tillë po bëhet meqë Kurtit po i shkojnë shumë mirë punët brenda vendit.
“Qysh marohen do tema kaniher që as unë s’mrrij me i besu. Çështja që kur të shkon çdo sen mirë mrena, e sheh opozitën që shkojnë marojnë do tema ta paqena. z.Kurti me shku dhe me ardhë në Amerikë, nuk është që e përmirëson qytetarëve gjendjen ma mirë. Nuk ka kurrfarë roli kjo ose rëndësie, raportit të z.Kurti dhe neve si Qeveri dhe Parlament me Amerikën. Për agjendën duhet me e thirre shefin e kabintetit të z. Kurti. Po kjo pak rëndësi ka ku shkon Kurti çka bon Kurti. Kurti është t’u i taku të gjithë liderët botërorë”, ka thënë Basha
Tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje teksa provonte të argumentonte se pse një vizitë në Amerikë s’është ndonjë gjë e madhe, ka komentuar vizitën që kishte bërë ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë ku edhe kishte nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit, duke e nënvlerësuar rëndësinë e vizitës dhe duke thënë se nuk shkohet në një mënyrë të tillë në Amerikë.
“A është arritje qajo a ?, Me të ulë si nxënës aty mos me guxu.. A e din që s’e kanë ditë as marrëveshjen, jau ka nxjerr minutën e fundit, ju ka thanë qite nënshkrimin qetu, s’kanë guxu me livritë. Qashtu s’shkohet në Amerikë”, ka thënë Basha duke kërkuar nga autori i emisionit që të mos e përmendte ish-kryeministrin Hoti.
Deputeti i VV-së ka vazhduar të thotë se s’ka kurrfarë rëndësie nëse kryeministrin Albin Kurti nuk e pret askush në Shtëpinë e Bardhë.
“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi..hiq, hiq, hiq…”, ka thënë Basha me plotë me bindje.
“Pse po mendon që fatin tonë ka me e vendos Amerika”, ka vazhduar tutje Basha me një buzëqeshje të lehtë.
Megjithatë deputeti i VV-së ka thënë se prej krejt shqiptarisë, njeriu më i madh shqiptar që do të futet në Shtëpinë e Bardhë do të jetë Albin Kurti, kurdo që të ndodh një gjë e tillë.
“Nëse njeri ma i madh shqiptar që ka me hi në Shtëpinë e Bardhë, prej krejt shqiptarisë, ka me qenë Albin Kurti, kurdo që hin aty. Po ka pak rëndësi kjo, se s’na ndryshon mirëqenien neve”, ka thënë tutje Basha.
I pyetur tutje se s’i mund t’ia bëjë Kosova me politikën e jashtme dhe me dialogun me Serbinë, në rast se nuk e presin kryeministrin Kurti në Shtëpinë e Bardhë, Basha ka thënë se Amerika s’e lë Kosovën vetëm meqë kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë.
(Kosova Sot Online)