Johnson: Ajo që ka bërë Putini në Ukrainë s’është larg gjenocidit

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 16:03
Johnson: Ajo që ka bërë Putini në Ukrainë s’është larg gjenocidit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se mizoritë e Rusisë në qytetin ukrainas, Bucha dhe rajone të tjera po i ngjajnë gjenocidit. Ai u zotua se më shumë sanksione kundër Rusisë janë në rrugë e sipër.

“Kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, raportimet që ne po shohim nga ajo që ka bërë Putini në Ukrainë, nuk më duken shumë larg gjenocidit. Nuk është çudi që njerëzit po reagojnë ashtu”, u tha Johnson gazetarëve sot.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për kryerjen e gjenocidit në vendin e tij, por njëjtë s’po e quajnë edhe liderët e tjerë meqë pretendimi për gjenocid ka një peshë komplekse ligjore dhe hetimet janë duke u zhvilluar për krimet e luftës që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.

Dëshmitë e vdekjeve të civilëve në Bucha nga duart e forcave ruse kanë ngjallë megjithatë reagime globale në dënimin e këtij akti, si dhe solli reagime të reja nga Perëndimi.

Johnson shtoi se nuk ka asnjë dyshim se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Britaninë, se do të vendosë shumë sanksione dhe më shumë dënime ndaj regjimit të Vladimir Putinit.

(Kosova Sot Online)