Christopher Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beograd

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 22:03
Christopher Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beograd

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka kujtuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi, duke shënuar kështu përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit.

Përmes një cicërimë në Twitter, Hill ka thënë se SHBA’të së bashku me vendet e Evropës i ofrojnë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri.

“Sot kujtojmë fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi dhe pasojat tragjike të agresionit që nuk ishte ndalur. I nderojmë viktimat dhe së bashku me vendet e Europës i ofrojmë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri”, shkroi Hill.

(Kosova Sot Online)