Çfarë armësh i ka premtuar Perëndimi Ukrainës?
Marshalli i Ajrit Edward Stringer ka folur për armët që Perëndimi ka dërguar ose është zotuar t’i dërgojë Ukrainës në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.
Ish-drejtori i operacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes shpjegoi se armët, të cilat përfshijnë raketa antitank dhe raketa anti-ajrore, janë “me të vërtetë” të dobishme në luftë.
Stringer në ‘Sky News’ tha gjithashtu se Republika Çeke kishte folur për t’i dhënë Ukrainës tankun T-72 dhe mjetin luftarak të këmbësorisë BMP-1, të cilat do të jenë “ndihmë e madhe”.
(Kosova Sot Online)
