Escobar mbron Yuri Kim: Është e dërguara personale e Biden

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 21:15
Escobar mbron Yuri Kim: Është e dërguara personale e Biden

Historia përsëritet deri në mërzi. Sa herë Sali Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim në Tiranë, dikush i përgjigjet në Departamentin e Shtetit në SHBA. Idërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguarduke theksuar se znj. Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga ambasadorja nxiti pak ditë më parë mërinë e Berishës i cilia tha se guvernatorja nuk mund të vendose se kë duan të zgjedhin demokratët.

Kjo nuk është hera e parë që eprorët e Yuri Kim në Uashington, reagojnë. Që kur sulmet u shpeshtuan në vigjilje të kuvendit të PD-së në 11 dhjetor ky është një refren i njohur. Edhe përmers Escobar edhe përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

(Kosova Sot Online)