Identifikohet ish-drejtori i BKT-së, i dyshuar për mashtrim

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 23:20
Identifikohet ish-drejtori i BKT-së, i dyshuar për mashtrim

Ilmi Alili, ish-drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë, të enjten është ndaluar prej Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I njëjti dyshohet se bashkë me një punëtor të autotaksit “Bini” nga Gjilani, kanë tërhequr 95 mijë euro në bankën BKT të Ferizajt, mëson paparaci.

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot njoftoi se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj.

Në këtë rast, dyshohet se janë të përfshirë një ish-drejtor i degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Pejton të Prishtinës dhe punëtori i autotaxit “Bini”- Gjilan.

Paparaci mëson se ish-drejtori i BKT-së që pretendohet se është i implikuar në veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” është Ilmi Alili.

Alili, dyshohet se ia ka mundësuar tërheqjen e parave punëtorit nga Gjilani.


(Kosova Sot Online)