Nga sot mund të dërgoni SMS falas

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 22:10
Nga sot mund të dërgoni SMS falas

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët, për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në, pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi, e cila do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët.

(Kosova Sot Online)