Inicohet shkarkimi i kryetares së Preshevës

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 17:53
Inicohet shkarkimi i kryetares së Preshevës

Kuvendi Komunal i Preshevës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën, ku pritet të votohet për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani. Gazeta Express ka siguruar dokumentin ku në rend dite është shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e Sinanit. Kjo e fundit nuk pranoi ta komentojë inicimin për shkarkim.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.

Por, si duket partnerët e koalicionit që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani do ta inicojnë shkarkimin e saj.

Të hënën është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komuna në Preshevë me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e kryetares së komunës së Preshevës.

(Kosova Sot Online)