Britania e Boris Johnsonit e çmonton ‘live’ zëdhënësin e Putinit

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 16:05
Britania e Boris Johnsonit e çmonton ‘live’ zëdhënësin e Putinit

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin i ka mohuar krimet e Rusisë në Ukrainë, siç bën zakonisht. Por, siç nuk i ndodhi zakonisht deri tash, ai në një paraqitje për mediumin britanik Sky News, u përball me dëshmi të qarta se si forcat ruse po i vrasin civilët.

Peskov tha se e gjithë situata në Bucha, ku fotot tregojnë shumë civilë ukrainas të vrarë, ishte një “insinuatë e mirë-inskenuar, asgjë tjetër”. Por gazetari Mark Austin e ballafaqoi me fakte.

Atij iu shfaq një video ku shihet një civil duke lëvizur me bicikletë dhe pas kthesës qëllohet për vdekje nga një tank rus.

I pyetur se sa civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, Peskov tha se nuk dëshironte të përgjigjej pasi numrat nuk ishin të konfirmuar.

Një pjesë nga ballafaqimi i tij me Austin u shpërnda gjerësisht nëpër rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)