Lista finale e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas ligjit
Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 14 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 50 zyrtarë të tjerë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor.
Nga numri i përgjithshëm prej 4748 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.
Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK do të veproj sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.
Kujtojmë që në vitin e kaluar (2021) nga numri i përgjithshëm, prej 4721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.
(Kosova Sot Online)
