Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj në Mitrovicë, të dyshuar për tri vepra penale.
Sipas policisë ata dyshohen për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor”, “Armëmbajtje pa leje “dhe ”Dëmtim i pasurisë’’.
Të arrestuarit janë A.Th., 24 vjeçar dhe E.Th., po ashtu 24 vjeçar.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor”, “Armëmbajtje pa leje “dhe ”Dëmtim i pasurisë’’
Mitrovicë, 14 prill 2022
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “ Armëmbajtje pa leje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtim i pasurisë”.
Arrestimi i dy të dyshuarve A. Th., 24 vjeçar, dhe E. Th., 24 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në cilësi të provës material nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
(Kosova Sot Online)
