
Vdes tragjikisht në aksident 24-vjeçarja shqiptare

24-vjeçarja shqiptare nga Kavaja Diana Galicaj ka humbur jetë në një aksident tragjik në Itali.
Sipas raportimeve të mediave, makina ku e reja po udhëtonte, tip “Volkswagen Lupo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie, si pasojë, e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo.
Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.
(Kosova Sot Online)