
Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Fillim i ftohtë i javës, me mot të ndryshueshëm, reshje shiu, e borë në vise kodrinoro-malore. Në pjesën e dytë temperaturat kthehen përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.
17.04.2022 – Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës. Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës. Edhepse herë herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit.
Në pjesën e dytë të javës mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të kthehen përreth vlerave normale.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, e ditën e martë orëve të mbrëmjes ka gjasa të kaloj edhe në vlera të dobëta, shkaku i qetësive më të shprehura, që edhe mbanë ndotësit më të koncentruar pranë sipërfaqes.
(Kosova Sot Online)