Bombardime në Kharkiv, të paktën 5 viktima e 13 të plagosur

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 15:56
Bombardime në Kharkiv, të paktën 5 viktima e 13 të plagosur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje

(Kosova Sot Online) janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë