Vetëm 54 vaksina kundër Covid-19 u dhanë në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 17:17
Vetëm 54 vaksina kundër Covid-19 u dhanë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 54 vaksina kundër Covid-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

19 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

 Në total numri i rasteve aktive është 447.

(Kosova Sot Online)