Senatori amerikan ia shuan Vuçiqit entuziazmin për përmirësim raportesh me SHBA-në

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 18:20
Senatori amerikan ia shuan Vuçiqit entuziazmin për përmirësim raportesh me SHBA-në

Senatori amerikan, Chris Murphy, në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd tha se shteti i tij e kupton lidhjen që ka Serbia me Rusinë, por se kur tani kur duhet renduar qëndrimin me shtetet demokratike, Serbia duhet ta ndërrojë qasjen.

“Ëashingtoni i kupton marrëdhëniet historike midis Serbisë dhe Rusisë, por shpreson se Serbia, së bashku me vendet e tjera demokratike, do të marrin pjesë në partneritet për të ndaluar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia”, tha Murphy.

Siç raporton Tanjug, se ai para gazetarëve tha se është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Euiropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë se lufta duhet të ndalet dhe të mbahet përgjegjëse.

Vuçiq pas takimit tha se përmirësimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.

Me të sot, janë takuar Senatorët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe anëtarin e Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Thom Tillis.

(Kosova Sot Online)