A do t’i marrin nga 100 euro punëtorët?

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 20:53
A do t’i marrin nga 100 euro punëtorët?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka njoftuar se gjatë muajit prill, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë.

Nga kjo mbështetje e Qeverisë ndaj punëtorëve do të përfitojnë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Lajmin  e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai tha se këta punëtorë do të aplikojnë në platformën e cila do të bëhet publike së shpejti.

“Edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të mund të përfitojnë nga shtesat prej 100 euro. Për këtë ata duhet të aplikojnë në platformën që jemi duke e finalizuar”, tha Kryeziu

Kjo do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.

Të parët që përfituan nga kjo ndihmë e Qeverisë janë pensionistët të cilët ditë më parë u doli pensioni me rritje.

(Kosova Sot Online)