Zyrtarja që e takoi Ministri Murati dje në SHBA është vajza e Albrightit

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 16:48
Zyrtarja që e takoi Ministri Murati dje në SHBA është vajza e Albrightit

Ministri Hekuran Murati njoftoi dje se është takuar me Alice P. Albright , kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Ajo është vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se dje në Washington, D.C., pati takim me kryeshefen e MCC-së.

“Kënaqësi të takoj në Washington DC znj. Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe ekipin e saj, për të diskutuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë”, shkroi dje ministri Murati në Facebook.

Udhëheqësja e kësaj agjencie të pavarur, të themeluar nga Kongresi Amerikan, është vajza e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila vdiq në mars dhe pritet të varroset më 27 prill, në Washington.

(Kosova Sot Online)