Gjykata britanike refuzon ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 19:38
Gjykata britanike refuzon ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks

Një gjykatë britanike ka miratuar zyrtarisht ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me akuzat për spiunazh. Avokatët kanë thënë se do të bëjnë apelim, por çështja tashmë është në dorë të sekretares së Brendshme britanike Patel. Ajo do të vendosë për fatin e Assangeit, një nga personazhet më të debatuar të dekadës së fundit.

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, është një nga figurat më të debatuara të viteve të fundit në mediat mbarëbotërore. Nga disa paraqitet si hero i fjalës së lirë, e nga të tjerë si abuzues me të, për shkak të nxjerrjes së materialeve sekrete.

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar zyrtarisht një urdhër për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar ndërkohë do të merret nga Sekretarja e Punëve të Brendshme britanike, Priti Patel.

J. Assange, nëse ekstradohet në SHBA, do të përballet me drejtësinë amerikane për akuzat e publikimit të dosjeve sekrete në lidhje me luftërat amerikane në Irak dhe Afganistan. 

(Kosova Sot Online)