Çka punoi për shtatë vjet Aleksandër Lumezi?

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 21:01
Çka punoi për shtatë vjet Aleksandër Lumezi?

Këshilli Prokurorial ka propozuar Blerim Isufajn si pasardhës të Aleksandër Lumezit, proces ky që u kundërshtua nga monitoruesit e procesit. Por, çka punoi për shtatë vjet Aleksandër Lumezi?

Fiks 7 vjet më parë mori votat e nevojshme për të udhëhequr Prokurorinë e Shtetit. Por mandati si Kryeprokuror i Shtetit për Aleksandër Lumezin, nuk kaloi aq mirë sikur emërimi i tij.

Vitet e kaluara në këtë pozitë të rëndësishme, u përcollën me disa akuza të rënda për 57 vjeçarin.

Ishte prokurori tashmë i dorëhequr, Elez Blakaj, që akuzoi prizrenasin se kërkoi llogari nga ai kur ky i fundit intervistoi Kadri Veselin në rastin “Veteranët”.

Lidhjen e pretenduar të tij me politikë, u përpoq ta shpërfaqte edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Madje para objektit ku ky punon, lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti, bënte thirrje për protestë kundër Lumezit.

Protestat kundër tij edhe u realizuan, por efekti s’u arrit.

Lumezi u përball me akuza edhe për falsifikim të provimit të jurisprudencës, porse u mohua menjëherë nga ky.

As vitet e fundit në detyrë s’kaluan qetë për Aleksandër Lumezin. Kritika tejet të mëdha u hodhën ndaj tij edhe kur fletë-arresti për të sanksionuarin e ShBA-së, Milan Radoiçiq u revokua.

Por, për çfarë u krenua vetë Lumezi gjatë gjithë kësaj kohe?

Këshilli Prokurorial ka propozuar Blerim Isufajn si pasardhës të Lumezit, proces ky që u kundërshtua nga monitoruesit e procesit.

(Kosova Sot Online)