
Haxhiu jep një lajm të shumëpritur

Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, anëtarët e Komisionit për Legjislacion u pritën në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ç’rast ky Komision u interesua për nivelin e zbatimit të ligjit për noterinë, si dhe ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
Ministrja Haxhiu vlerësoi interesimin e këtij Komisioni për të diskutuar rreth çështjeve të cilat u ngritën në këtë takim.
Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, dhe nënkryetari, Driton Selmanaj, në cilësinë e kryesuesëve të dy grupeve punuese përkatëse, u informuan më shumë rreth këtyre ligjeve.
(Kosova Sot Online)