
Musliu: Mos iu bashkoni degjenerimit të ushtrisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një reagimi në Facebook ka shprehur edhe njëherë mendimin e saj në lidhje me financimin e ushtrisë.
Musliu ka theksuar se financimi i Ushtrisë duhet mbështetur në ligj e jo lëmoshë.
Ajo poashtu u ka bërë thirrje AAK-së që t’i mos bashkohen Albin Kurtit në degjenerimin e ushtrisë së Kosovës, sikurse kanë gabuar edhe më herët në parlament.
Postimi i plotë:
Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.
Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.
E duam ushtrinë me standarde të NATO-s
STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!
(Kosova Sot Online)