Ambasada ruse në ShBA është e bllokuar

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 18:00
Ambasada ruse në ShBA është e bllokuar

Puna e ambasadës ruse në Uashington është “e bllokuar”, me llogaritë e saj bankare të mbyllura dhe stafin që merr kërcënime, citoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA të ketë thënë ambasadorin Anatoly Antonov.

“Ambasada është në thelb e bllokuar nga entitetet e qeverisë amerikane. Llogaritë e dy konsullatave tona në Hjuston dhe Nju Jork janë mbyllur nga Banka e Amerikës”, citohet të ketë thënë Antonov.

“Kemi marrë kërcënime edhe me telefon, edhe me letra… Në një moment u bllokua edhe dalja nga ambasada”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)