
Rama: Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shfaqur me biçikletë nga kryeqyteti bashkë me disa pjesëtarë të grupit “Meraki T’Biciklave”, pas xhiros së bërë rreth e qark Unazës.
Pas kritikave të shumta që mori nga qytetarët për testin që po e bënë në kryeqytet, Rama thotë se po punojnë për ta liruar trafikun, prandaj u bënë thirrje qytetarëve që të përdorin mjete tjera të transportit, jo vetëm automjetet.
Kjo për shkak të “shëndetit dhe ambientit”, shprehet ai.

(Kosova Sot Online)