Plagoset me thikë i riu shqiptar

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 20:10
Plagoset me thikë i riu shqiptar

Një 20-shqiptar vjeçar në Genova është goditur me thikë në orët e para të së shtunës dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin San Martino.

I riu ka marrë një plagë në gjoks dhe u dërgua menjëherë në repartin e reanimacionit ku edhe u intubua, por aktualisht gjendja e tij i është përmirësuar dhe i janë hequr tubat.

Ai është në gjendje arresti nga policia, me shumë gjasa për shkak të sherrit ku edhe është plagosur.

Dinamika e ngjarjes ende nuk është e sigurt, por duket se ka qenë sherr për larje hesapesh me pjesëmarrjen e rreth 15 të rinjve në terminalin e trageteve në Genova.

Policia arrestoi në vendngjarje pesë shqiptarë të tjerë, për dëmtim personi.

Autoritetet po shohin filmimet e kamerave të sigurisë në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.

(Kosova Sot Online)