Rusia po shkatërron edhe hekurudhat në Ukrainë

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 19:03
Rusia po shkatërron edhe hekurudhat në Ukrainë

Komanda ushtarake e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar infrastrukturën hekurudhore të vendit me qëllim që të ndërpresë linjat e furnizimit me pajisje ushtarake nga vendet e huaja.

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë rrugët e furnizimit të ndihmës ushtarako-teknike nga shtetet partnere. Për ta bërë këtë, ata fokusojnë goditjet në kryqëzimet hekurudhore,” njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës nëpërmjet Facebook’ut.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën gjatë të hënës në sulme të ngjashme në disa lokacione në Ukrainën qendrore.

Muajin e kaluar rreth 50 qytetarë civilë u vranë nga një sulm me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk, në lindje të vendit. Shumica nga viktimat po tentonin për tu evakuuar në vende të sigurta.

(Kosova Sot Online)