Kryeministri Albin Kurti nesër udhëton në SHBA

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 21:20
Kryeministri Albin Kurti nesër udhëton në SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër pritet të udhëtojë për në SHBA me rastin e varrimit të ish sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Madje udhëtimin e tij e konfirmoi edhe Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë konferencës që mbajtën sot pas takimit të zhvilluar.

“Dëshirojë të falënderojë Kurtin që do të udhëtojë nesër në SHBA për të nderuar ish-Sekretaren Madline Albright”, tha Donfried.

Në SHBA përveç Kurtit, pjesë pritet të marrë edhe presidentja e shtetit Vjosa Osmani, dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.

(Kosova Sot Online)