Mblidhet Qeveria, merret një vendim

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 16:51
Mblidhet Qeveria, merret një vendim

Qeveria e Kosovës kla mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

1.         Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

2.         Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3.         Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4.         Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5.         Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6.         Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7.         Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

(Kosova Sot Online)