Kërkohej për vjedhje të pyjeve, arrestohet një 21-vjeçar
Policia e Kosovës e ka arrestuar një 21-vjeçar në Kaçanik, pasi ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje e pyjeve”.
Për këtë veprën ai është dënuar me dhjetë ditë burgim.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:20 pasi kanë pranuar një informacion, kanë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikit personin e kërkuar me inicialet L.GJ (M/K), i moshës 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve. Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
