
Edhe Jahjaga e takoi Blinkenin

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka takua Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC, aty ku po mbahet ceremonia lamtumirëse e Madeleine Albright.
Jahjaga pas postimit që e bëri rreth një orë më parë nga ceremonia lamtumirëse e Albright, ia bashkëngjiti edhe fotografinë e takimit me Antony Blinken.
Kujtojmë se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me Blinkenin në këtë ceremoni.
(Kosova Sot Online)