Vëllai godet me thikë vëllanë e tij, 27-vjeçari përfundon në spital

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 21:44
Vëllai godet me thikë vëllanë e tij, 27-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 20-vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 27-vjeçar, e për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. Fatmirësisht 27-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin D. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


(Kosova Sot Online)