Certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet në hyrjet kufitare

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 19:00
Certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet në hyrjet kufitare

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Temë diskutimi ishte rishikimi i masave antiCOVID.

Burime  bëjnë të ditur se Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Por, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Ky vendim pritet që nga Qeveria të miratohet gjatë vikendit.

(Kosova Sot Online)