Shpërthim i fuqishëm, disa të vdekur dhe të plagosur

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 17:17
Shpërthim i fuqishëm, disa të vdekur dhe të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në një fabrikë llaku dhe bojërash të tjera në zonën e Tuzlas, në pjesën aziatike të Stambollit. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të madh, i cili ka tronditur zonën.

Paraprakisht bëhet me dije për 3 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Fillimisht zjarri nisi në një repart të fabrikës dhe më pas u përhap në reparte të tjera. Ndërkohë që vijonin flakët, personat që gjendeshin aty kanë marrë telefonat për të filmuar duke fiksuar edhe momentin e shpërthimit të madh.

(Kosova Sot Online)