Kuvendi miraton ndryshime statutore të PD, caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 12:50
Kuvendi miraton ndryshime statutore të PD, caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri

Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.

Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.

Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.

Sipas kryetarit të komisonit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Kellicci, risi është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.

Të gjitha ndryshimet 

Propozimet për Ndryshimet Statutore

IshteBëhet

NENI 32Neni 32/aKryesia e Degës së Partisë 1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-23 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.  NENI 32Neni 32/aKryesia e Degës së Partisë 1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës,antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.  

NENI 42Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë 1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;dh) Një numër përfaqësuesish të organizatavepartnere në numër të barabartë, jo më shumë se 10 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar. NENI 42Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë 1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj.Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;dh) Një numër përfaqësuesishtë organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD,të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

NENI 44Neni 44/2/b/c/6Këshilli Kombëtar2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brënda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.2. Janë automatikisht kandidatë:a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) kryetarët e degëve të PDSH-së;
c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;
ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike; 6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve. NENI 44Neni 44/2/b/c/6Këshilli Kombëtar2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit,Deputetët e PDSH në detyrë,Kryetarët e Degëve të PDSH,kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike,ish-Presidentët,ish-Kryeministrat,ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.2. Janë automatikisht kandidatë:a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së; 6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 47Kryesia e Partisë 1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:a)      Kryetari i Partisë;b)      Dy nënkryetarët e Partisë,c)      Sekretari i Përgjithshëm;d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.e)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni. NENI 47Kryesia e Partisë 1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:a)      Kryetari i Partisë;b)      Dy nënkryetarët e Partisë,c)      Sekretari i Përgjithshëm;d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.e)      Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;f)       Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;g)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni. 

Pas nenit 55 shtohet neniNeni 55/1Aparati qendror administrativ i partisë Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë. 

DISPOZITA TRANZITORE NENI 64Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit 1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij, por jo më shumë se për katër muaj, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.2. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit përbëhet nga 29 anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, mes personaliteteve me kontribute dhe autoritet të padiskutueshëm në PDSH. Ky Komision ushtron të gjitha kompetencat të cilat sipas këtij statuti i takojnë organeve qendrore të Partisë, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.3. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vetëmblidhet pas miratimit të këtij statuti dhe zgjedhjes së anëtarëve të tij nga Kuvendi Kombëtar. Ai përfundon ushtrimin e kompetencave të një organi qendror, sapo konstituohet rregullisht organi përkatës sipas parashikimeve të këtij Statuti.4. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përgjatë periudhës së funksionimit të tij, është përgjegjës veçanërisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore apo referendare në cilindo nivel të organizimit të PDSH.DISPOZITA TRANZITORE NENI 64Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit 1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. 2. Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momen

Nga 1838 delegatë në total në Kuvend kanë marrë pjesë 1425 delegatë. Ata do të zgjedhin ditën e sotme Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët. Kuvendi votoi edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat se dita e sotme është e një rëndësie të madhe “pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”.

(Kosova Sot Online)