Dy të plagosur nga të shtënat në Mramor të Prishtinës

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 17:57
Dy të plagosur nga të shtënat në Mramor të Prishtinës

Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Po ashtu u theksua se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”.

(Kosova Sot Online)