SHBA planifikon ta kthejë ambasadën në Kyiv

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 16:15
SHBA planifikon ta kthejë ambasadën në Kyiv

SHBA-ja shpreson ta kthejë ambasadën e saj në Kyiv deri në fund të majit nëse kushtet lejojnë, tha zëvendësambasadorja.

Diplomatët amerikanë u larguan nga ambasada në Kyiv gati dy javë përpara se Rusia ta niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke zhvendosur disa funksione në qytetin perëndimor të Lvivit përpara se të zhvendoseshin përfundimisht në Poloni.

“Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi”, tha zëvendësambasadorja Kristina Kvien në një konferencë shtypi.

Disa vende perëndimore i kanë kthyer tashmë ambasadat e tyre në Kyiv, ndërsa fokusi kryesor i luftimeve në Ukrainë është zhvendosur nga kryeqyteti në lindje dhe jug të vendit.


(Kosova Sot Online)