23 vjet më parë forcat serbe dogjën Xhaminë e Ibrit

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 20:15
23 vjet më parë forcat serbe dogjën Xhaminë e Ibrit

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë u dogj 23 vjet më parë nga forcat ushtarake serbe. Ajo ishte një nga qindra objektet e tjera fetare që u shkatërruan gjatë luftës.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fotografinë që tregon veprën e pushtuesve.

“Sot 23 vjet më parë (2 maj 1999) forcat ushtarake serbe dogjën Xhaminë e Ibrit në Mitrovicë”, thuhet në shkrimin e BIK shoqëruar me fotografi.


(Kosova Sot Online)