“Fatoni ishte djalë punëtor”, deputetja e AAK’së reagon për vdekjen e 26 vjeçarit

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 21:50
“Fatoni ishte djalë punëtor”, deputetja e AAK’së reagon për vdekjen e 26 vjeçarit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i Suharekës.

Bytyqi e cila vjen nga kjo komunë shtoi se Haxhaj ishte djalë punëtor e aktivist i pashembullt.

“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)