Qindra ukrainas të izoluar në një fabrikë çeliku në Mariupol

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 11:19
Qindra ukrainas të izoluar në një fabrikë çeliku në Mariupol

Më shumë se 200 civilë vazhdojnë të jenë të bllokuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal, ka thënë kryetari i Maripolit, Vadym Boychenko.

Një numër civilësh janë evakuuar nga fabrika – ditën e fundit që kur trupat ukrainase kishin kontrollin e qytetit me rëndësi strategjike – të dielën, raporton Reuters.

OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë thënë se shpresojnë të evakuojnë më shumë civilë sot.

Boychenko tha se rreth 100,000 civilë ishin ende në Mariupol, qytet i cili ka qenë i rrethuar prej javësh.

(Kosova Sot Online)