Bastisje në Vranjevc, përleshje mes policisë dhe të dyshuarve
Bastisje në Vranjevc, përleshje mes policisë dhe të dyshuarve– u përdorë edhe arma e zjarrit
Para pak minutash një zyrtar policor ka shkrepur me armë zjarri në Vranjevc të Prishtinës, siç mëson Kosova Sot i njëjti është sulmuar nga një person i dyshuar dhe zyrtari policor e ka përdorë armën në vetëmbrojtje.
Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.
Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime
Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.
Nuk dihet nëse nga të shtënat me armë zjarri ka ndonjë të lënduar.
(Kosova Sot Online)
