Polici i Kosovës plagos qytetarin në Vranjevc

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 10:26
Polici i Kosovës plagos qytetarin në Vranjevc

Një zyrtar policor ka plagosur një të dyshuar në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

 I dyshuari ka pësuar plagë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Burime thanë se polici e ka përdorë armën  teksa po kryheshin bastisje në këtë lagje.

Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime.

Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)