I plagosuri ka gjuajtur mbrëmë me kallash, pamje të armës

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 10:54
I plagosuri ka gjuajtur mbrëmë me kallash, pamje të armës

Teksa policia po kryente një bastisje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës, i dyshuari është paraqitur me armë zjarri në drejtim të saj. Në këtë situatë policia ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur të dyshuarin, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Burime thanë se të dyshuarin e kanë lajmëruar fqinjët në polici pasi mbrëmë dyshohet se ka gjuajtur me kallash.

Media ka siguruar pamje të armës së konfiskuar, të cilën i dyshuari ia ka drejtuar policisë.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime.

Image

(Kosova Sot Online)