Policia deklarohet për plagosjen në Vranjevc: Këta janë personat e arrestuar

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 11:16
Policia deklarohet për plagosjen në Vranjevc: Këta janë personat e arrestuar

Policia e Kosovës është deklaruar për përdorimin e armës nga një polic gjatë një bastisjeje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

Siç raportoi më herët Kosova Sot, Policia konfirmon se në shtëpinë e të dyashuarit B.B. ishin pritur me armë, ndërsa vlerësohet se i dushuari ua ka rrezikuar jetën policëve.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kishte shkuar për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit pas informacioneve të marra se mbrëmë kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

“Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.)”, thuhet në njoftim.

Në shtëpinë e të dyshuarit, Policia thotë se hasi në “një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”.

“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e PK.

(Kosova Sot Online)