E rëndë: 29-vjeçarja nga Prishtina abuzon me substanca narkotike, u gjet në mes të rrugës në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 11:39
E rëndë: 29-vjeçarja nga Prishtina abuzon me substanca narkotike, u gjet në mes të rrugës në gjendje të rëndë

Një 29-vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë e shtrirë në tokë, sot në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë.

Sinjali mëson se pasi viktima u gjet në rrugë, është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

Burimet e Sinjalit në QKUK kanë bërë të ditur se sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka përdorur substanca narkotike ose alkool dhe për momentin është në gjumë.

Sipas mjekut, 29-vjeçarja është abuzuese e substancave narkotike dhe disa herë ka qenë e shtrirë në Emergjencë për shkak të përdorimit të narkotikëve.

(Kosova Sot Online)