Ukraina përgatitet për sulme të përshkallëzuara ruse

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 12:13
Ukraina përgatitet për sulme të përshkallëzuara ruse

Autoritetet ukrainase u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse përpara festës së ‘Ditës së Fitores’ që shënohet më 9 maj, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët thanë se evakuimi i civilëve në një fabrike çeliku të rrethuar në Mariupol kishte përfunduar.

Megjithatë, fati i luftëtarëve të mbetur atje është i paqartë.

Zyrtarët ukrainas më 7 maj deklaruan se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit ishin evakuuar nga fabrika masive e çelikut Azovstal që është sulmuar prej javësh nga forcat ruse mes rrënojave të qytetit port.

“Urdhri i Presidentit është zbatuar: Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një deklaratë në mediat sociale.

(Kosova Sot Online)