32-vjeçari arrestohet në Shtime

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 17:50
32-vjeçari arrestohet në Shtime

Një 32-vjeçar është arrestuar mbrëmë pak para mesnatës në Shtime.

Siç njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, L.G. e ka kanosur babanë e tij 61-vjeçar. Shkak, sipas policisë, u bë një veturë.

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:28 ka pranuar një informacion se, në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është në rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.G (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje për njē veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar fillimisht në stacionin policor të Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)